Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se në lidhje me dezinformimin disa media duhen mbyllur, madje disa njerëz duhet të ndëshkohen.
“Para 1 muaji, Sekretari amerikan i Shtetit, në Shqipëri i kërkoi lidershipit në Tiranë që të bëhet palë në memorandumin e vendeve të NATO-s, kundër vendeve të treta që përhapin dezinformim dhe kanë influenca malinje kundër vendeve me demokraci. E ka firmosur ministri Hasani. Duhet ngritur infrastruktura për këtë problem. Komisioni në Kuvend do të analizojë situatën dhe do të nxjerrë përfundime. Flitet se në krye do të vendoset një person i nderuar mbi palët. Nëse ka një objekt, dhe nëse ka media që kanë ndikim të huaj, malinj, ato media duhet të mbyllen, madje disa duhet edhe të ndëshkohen.”, tha Karamuço.
/rtsh.al/