RTSH 24 Live

Ekonomi

Dezinfektimi për mbrojtjen e gështenjës, Krifca: Ka dhënë rezultate pozitive

14/06/2022

Dezinfektimi për mbrojtjen e gështenjës, Krifca: Ka dhënë rezultate pozitive

Pas tre viteve nga nisja e procesit të dezinfektimit nga grerëza e gështenjës e cila preku rreth 4000 ha gështenja në qarkun e Shkodrës, rezulton që kjo ndërhyrje ka qenë pozitive.

Më e prekur nga ky infeksion është zona e Reçit në Malësi të Madhe , me një sipërfaqe prej 400 ha me gështenja që vlerësohet si furnizuesi kryesor i tregut vendas dhe të huaj dhe e ardhura kryesore e jetës për qindra familje të kësaj zone.

E pranishme për të ndjekur procesin e dezinfektimit në Reç ishte edhe Ministrja e Bujqësisë Frida Krifça e cila vlerësoi punën që është bërë për mbrojtjen e gështenjës nga ky infeksion.

Ekonomia e këtij fshati bazohet kryesisht te prodhimi i gështenjës, blegtoria dhe pak bujqësi. Por vendin kryesor e zë gështenja, një produkt që furnizon tregun vendas dhe të huaj.

Eksportet e gështenjave “Made in Albania” rriten çdo vit duke gjeneruar miliona euro të ardhura në ekonominë e vendit. Pjesa më e madhe e prodhimit eksportohet në Itali, ku dhe përpunohet.

/rtsh/