RTSH 24 Live

Aktualitet

Degradimi i aksit Rrëshen–Burrel, banorët e 10 fshatrave të bashkisë Mirditë përshkallëzojnë protestën

11 orë para

Degradimi i aksit Rrëshen–Burrel, banorët e 10 fshatrave të bashkisë Mirditë përshkallëzojnë protestën

Ashtu siç kishin paralajmëruar, banorët e 10 fshatrave në bashkinë e Mirditës kanë përshkallëzuar reagimin e tyre në lidhje me degradimin e aksit rrugor Rrëshen-Burrel.

Këtë të premte (20 dhjetor), ata kanë bllokuar këtë aks rrugor, duke kërkuar nga qeveria ndërhyrjen për rehabilitimin e kësaj rruge nacionale, e cila është bërë thuajse e pakalueshme, duke vështirësuar jetën e mijëra banorëve.

Kjo protestë po ndiqet nga afër edhe nga uniformat e policisë, të cilët ishin paralajmëruar për këtë veprim.

Kujtojmë se disa ditë më parë, banorët e fshatit Tarrazh, Mirditë u ngritën në protestë  për degradimin e këtij aksi rrugor i cili sikurse thanë ata, është bërë thuajse i pakalueshëm.

Në gjatësinë e rrugës prej 31 km ka rrëshqitje të trasesë dhe dëmtime të asfaltit duke vështirësuar kalimin e automjeteve. Banorët u shprehën se prej dy muajsh mungon dhe mirëmbajtja në këtë segment dhe në këto kushte, i bënë thirrje pushtetit qendror për ndërhyrje.

/rtsh.al/