RTSH 24 Live

Politikë

Debati për votën e emigrantëve, Milaqi: Kam 21 vite i larguar. Nurellari: Kush të ka penguar të votosh?

04/09/2024

Debati për votën e emigrantëve, Milaqi: Kam 21 vite i larguar. Nurellari: Kush të ka penguar të votosh?

Bledi Milaqi, përfaqësuesi  i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, ishte  në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “3D” u shpreh se, “unë kam 21 vite që jam larguar nga Shqipëria por si bashkëthemelues dhe I angazhuar për votën e diasporës kam kontribuar në mënyrë pro aktive në të gjitha hallkat për të mundësuar votën e emigrantëve.

Nëse flasim në ngjyrim politik apo legjislativ në është kjo e drejtë kushtetuese atëherë çdo grup interesi qoftë shqiptar brenda apo jashtë Shqipërisë, I mundësohet angazhimi civil dhe shoqëror për të qenë I angazhuar në çështje apo kauza të drejta  për të marr pjesë aktiv në një proces zgjedhor. Gjykata kushtetuese me vendimin e saj ka shprehur shqetësimin që e drejta kushtetuese nuk adreson mënyrën e votimit, mënyrën e regjistrimit”.

Ndërsa politologu Adri Nurellari duke replikuar me përfaqësuesin e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, tha se për të gjithë shtetasit shqiptar rezident në Shqipëri, kushtetuta ja siguron të drejtën e votës, ndaj dhe ju nëse do të kishit ardhur do të kishit mundësi për të votuar.

Në Shqipëri e ke të garantuar votën. Po të marrësh avionin kush ta ka penguar për të votuar. Mund të vish dhe të votosh. E drejta e votës ka një lidhje me rezidencën, dhe kjo e drejtë është e garantuar në Kushtetutë”.

 

 

/rtsh.al/