RTSH 24 Live

Botë

Danimarka dhe Franca i përgjigjen Trumpit: SHBA nuk do ta marrë me forcë kontrollin e saj

17 orë para

Danimarka dhe Franca i përgjigjen Trumpit: SHBA nuk do ta marrë me forcë kontrollin e saj

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen iu përgjigj këtë të mërkurë deklaratave të presidentit të zgjedhur amerikan për Groenlandën, duke u shprehur se as nuk mund ta mendojë se Trump do të mund të përdorë forcën për të marrë nën kontroll territorin autonom të Danimarkës.

Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë më i rëndësishëm dhe më i afërt. Ne kemi mbështetur njëri-tjetrin në situata të vështira kështu që unë as nuk mund ta imagjinoj se Trump do të përdorte forcën ushtarake për të marrë nën kontroll Groenlandën. Ajo theksoi se duhet të tregohet respekt ndaj popullsisë së Groenlandës, ndërsa vendet partnere duhet të bashkëpunojnë përmes NATO-s. Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Francës duke iu përgjigjur komenteve të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump për të marrë nën kontroll Groenlandën, tha se Bashkimi Evropian nuk do t'i lejojë vendet e tjera të sulmojnë kufijtë e tij sovran. Bashkimi Evropian nuk t'i lejonte kombet e tjera të botës të sulmonin kufijtë e tij sovranë, kushdo qofshin ata”, tha ai për mediat vendase.

Barrot deklaroi se nuk besonte që Shtetet e Bashkuara do të pushtonin ishullin e madh në Arktik, që është pjesë e Danimarkës për më shumë se 600 vjet.

/rtsh.al/