RTSH 24 Live

Politikë

Curi: Pse u dogj karrigia e Bashës? PD, me 2 koka, duhej djegur njëra. Bregu: Berisha në pozitë të vështirë

20/11/2023

Curi: Pse u dogj karrigia e Bashës? PD, me 2 koka, duhej djegur njëra. Bregu: Berisha në pozitë të vështirë

Ish-kryeministri Sali Berisha e vlerësoi antikushtetues votimin e njëanshëm të projektbuxhetit nga shumica qeverisëse, duke e etiketuar mazhorancën "të frikësuar" prej aksionit opozitar.

Por në emisionin "3D" në RTSH, analisti Arjan Curi tha se frika buron edhe brenda radhëve të demokratëve, një frikë për pushtet në një parti politike tashmë me "tri koka"

"Sali Berisha dhe të tijët kanë vetëm këtë qëllim: pse opozita nuk ka një monopol kryesie. A është kryetar Sali Berisha, Lulzim Basha apo Gazmend Bardhi. Ka një trekokësh, një anarki pushteti dhe ky është qëllimi, jo ligjet, projektbuxheti. Duan të shtrëngojnë radhët dhe të rrëzojnë një nga kokat.

Përveçse zjarrit dhe tymit në parlament ka dyshime të organeve hetimore se situatën e flakëve dhe zjarrit në parlament po mundohen ta çojnë edhe jashtë, të tentojnë të destabilizojnë zona të ndryshme në kryeqytet," deklaroi z. Curi.

Aksioni i fortë opozitar i javëve të fundit po humbet inerci prej figurës që po e drejton atë, u shpreh z. Bregu, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha dhe betejës së tij të pritshme me drejtësinë.

"Kjo pjesë e opozitës që drejtohet nga z. Berisha do që të faktorizohet, të ulet në tavolinë, të bëhet interlokutore edhe për përfaqësuesit ndërkombëtarë në Shqipëri. Ai është në pozitë të vështirë dhe diskutohet që do të shoqërohet me forcë nga SPAK-u. Bëhet fjalë për Berishën që thotë se nuk do ta ngatërrojë opozitën me çështjet personale, por nuk është kjo. Opozita mungoi sot," tha z. Bregu.

/rtsh.al/