RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID19, MSH: 678 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

21/01/2021

COVID19, MSH: 678 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri edhe këtë të enjte bilancin e situatës së COVID-19 në vend. Sipas Ministrisë në total janë kryer 3088 testime  ku kanë rezultuar 678 raste të reja. “Ministria e Shendetesise ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19. Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3088 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 678 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
243 raste në Tiranë, 35 në Vlorë, 34 në Durrës, 31 në Elbasan, 25 në Berat, 24 në Kavajë, 23 në Shkodër, nga 21 raste në Krujë, Kurbin, 18 në Fier, nga 14 raste në Kukës, Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Kuçovë, nga 11 raste në Mat, Dibër, nga 9 raste në Librazhd, Sarandë, Vorë, nga 8 raste në Kamëz, Divjakë, 7 në Korçë, nga 6 raste në Gjirokastër, Himarë, Peqin, Cerrik, nga 5 raste në Tepelenë, Belsh, nga 4 raste në Mirditë, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Skrapar, nga 2 raste në Has, Memaliaj, Shijak, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Mallakastër, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Klos, Gramsh, Konispol.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 457 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,426 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë nga Tirana, Kurbini, Librazhdi, Saranda, Lushnja, të moshave 70- 81 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID” thuhet ne deklaraten e ministrise.

COVID-19 – Statistika (21 Janar 2021)
Raste të reja ditore        678
Të shëruar në 24 orë     457
Të shtruar në spitale     285
Humbje jete në 24 orë   5
Testime ditore              3088

Testime totale            324,460
Raste pozitive             69,916
Raste të shëruara         42,426
Raste Aktive                26,194
Humbje jete                 1296

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë  15302
Fier            1944
Durrës          1478
Shkodër         1341
Elbasan         1082
Vlorë           1026
Lezhë   961
Korçë           888
Berat   799
Gjirokastër 502
Dibër   486
Kukës   385