RTSH 24 Live

Aktualitet

COVID/ Një viktimë në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 553 raste të reja infeksioni

30/06/2022

COVID/ Një viktimë në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 553 raste të reja infeksioni

Një viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në vend, si pasojë e COVID. Nëpërmjet një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin një 72-vjeçar nga Tirana.

Ndërkohë janë regjistruar 553 raste të reja infeksioni, konkretisht në këto bashki: 311 në Tiranë, 33 në Fier, 28 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Vlorë, 13 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë, 10 në Divjakë, 9 në Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Kurbin, 6 në Vorë, 5 në Patos, nga 4 qytetarë në Himarë, Korçë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Roskovec, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Tropojë, Dibër, Bulqizë, Klos, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Mat.

Janë 2,888 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin, teksa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë. Janë shëruar 192 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,463 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 553

Të shëruar në 24 orë 192

Të shtruar në spitale 19

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1433

Testime totale 1,849,065

Raste pozitive 280,851

Raste të shëruara 274,463

Raste Aktive 2,888

Humbje jete 3,500

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,050

Fier 218

Vlorë 149

Durrës 127

Lezhë 82

Gjirokastër 76

Shkodër 62

Elbasan 48

Korçë 32

Berat 26

Dibër 13

Kukës 5

/rtsh.al/