RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid në Shqipëri, MSH: Vetëm 6 të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

09/05/2022

Covid në Shqipëri, MSH: Vetëm 6 të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë, vihet re një ulje e ndjeshme e numrit të rasteve me COVID-19. Nga 407 testime të kryera, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

“Nga 407 testime të kryera nga të kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në këto bashki: 3 qytetarë në Tiranë, 1 në Fier, Delvinë, Vlorë. Fatmirsisht nuk ka pasur asnjë humbje jete. Gjatë 24 orëve janë shëruar 34 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,617 që nga fillimi i epidemisë.”, informon MSH.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.

Statistika (09 Maj 2022) 

Raste të reja ditore           6

Të shëruar në 24 orë        34

Të shtruar në spitale         7

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 407

Testime totale               1,813,289

Raste pozitive                  275,372

Raste të shëruara             271,617

Raste Aktive                         258

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            168

Fier                  26

Vlorë               22

Shkodër           8

Durrës              8

Lezhë               8

Korçë               6

Elbasan            5

Berat                3

Kukës               2

Gjirokastër       2

/rtsh.al/