RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid në Shqipëri/Asnjë humbje jete nga Covid-19, regjistrohen dhe 37 raste të reja në 24 orët e fundit

24/04/2022

Covid në Shqipëri/Asnjë humbje jete nga Covid-19, regjistrohen dhe 37 raste të reja në 24 orët e fundit

Asnjë humbje jete nga Covid-19 nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa janë regjistruar 37 raste të reja.

Nga 593 testime të kryera, rastet pozitive kanë rezultuar në këto bashki: 18 në Tiranë, 3 në Dimal, nga 2 qytetarë në Pogradec, Vlorë, Lushnje, Fier, Durrës, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Dibër, Himarë, Gjirokastër, Berat.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Ndërkohë janë 439 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,893 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Prill 2022) 

Raste të reja ditore          37
Të shëruar në 24 orë        24
Të shtruar në spitale         7
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 593

Testime totale               1,800,323
Raste pozitive                  274,828
Raste të shëruara             270,893
Raste Aktive                         439
Humbje jete                        3,496 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            302
Vlorë               34
Fier                  32
Korçë              15
Gjirokastër       12
Berat                12
Shkodër           9
Durrës               9
Elbasan            7
Kukës               3
Lezhë        3
Dibër        1