RTSH 24 Live

Aktualitet

Covid në Shqipëri/ 6 viktima, 501 të infektuar në 24 orët e fundit

12/10/2021

Covid në Shqipëri/ 6 viktima, 501 të infektuar në 24 orët e fundit

6 persona të infektuar me covid19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke e çuar në 2 783 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra 57 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora nga 63 vjeç, 1 qytetar nga Kukësi 67 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 75 vjeç, 1 qytetar nga Tirana 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve"

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nga 3042 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 501 qytetarë.

"Rastet janë regjistruar në këto bashki: 218 qytetarë në Tiranë, 27 në Shkodër, Fier, 20 në Elbasan, 17 në Krujë, 15 në Kamëz, Vlorë, 14 në Durrës, 13 në Lushnje, 10 Sarandë, 9 në Kukës, 8 në Korçë, 7 në Patos, 6 në Tropojë, Vorë, Kuçovë, 5 në Dimal, 4 në Bulqizë, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Kolonjë, Skrapar, Gramsh, 3 në Vau i Dejës, Lezhë, Kurbin, Dibër, Rroskovec, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Pogradec, Poliçan, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Kavajë, Maliq, Berat, 1 në Pukë, Has, Shijak, Përmet, Këlcyrë, Devoll, Librazhd"

Janë 6,872 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Të shëruar

Janë shëruar 575 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,009 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 501
Të shëruar në 24 orë 575
Të shtruar në spitale 160
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3042

Testime totale 1,243,246
Raste pozitive 175,664
Raste të shëruara 166,009
Raste Aktive 6,872
Humbje jete 2,783

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3015
Durrës 839
Fier 707
Shkodër 552
Vlorë 325
Elbasan 320
Lezhë 255
Berat 228
Gjirokastër 210
Kukës 156
Korçë 142
Dibër 123