RTSH 24 Live

Europë

Covid-19, Merkel, Macron dhe Putin diskutojnë për vaksinën ruse

31/03/2021

Covid-19, Merkel, Macron dhe Putin diskutojnë për vaksinën ruse

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë diskutuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në lidhje me bashkëpunimin e mundshëm për vaksinat kundër koronavirusit. Njoftimi u dha nga ana e presidencës franceze.
Për politikën ruse është e qartë se vaksina ruse, Sputnik V do duhet të ndihmojë procesin e vaksinimit në BE. Por deri më tani nuk ka leje për këtë vaksinë në Bashkimin Europian. EMA aktualisht po verifikon kërkesën për lejimin e vaksinës Sputnik V në BE. 
Në prill ekspertë të EMA-s pritet të shkojnë në Rusi për vlerësimin e prodhimit dhe magazinimit të vaksinës. Koncerni farmaceutik rus, R-Pharm synon të prodhojë vaksinën nga qershori apo korriku në Bavari. Gjatë bisedësme  presidentin rus Macron dhe Merkel, i kanë bërë thirrje atij që të respektojë të drejtat e kundërshtarit politik Aleksei Navalny dhe të ruajë shëndetin e tij, u tha në një deklaratë nga pallati Elize. 
Të tre udhëheqësit diskutuan gjithashtu situatën në Ukrainë, Bjellorusi, Libi, Siri dhe ranë dakord të koordinojnë përpjekjet në mënyrë që Irani të kthehet në përputhje të plotë me detyrimet e tij ndërkombëtare.Edhe Kremlini bëri një njoftim për mbajtjen e bisedimeve. Në deklaratë u tha se liderët diskutuan për "perspektivat e miratimit të vaksinës ruse Sputnik V në Bashkimin Evropian dhe furnizimet e mundshme të saj si dhe prodhimi i përbashkët në vendet e BE-së". Rusia tha se në bisedime u fol edhe për situatën në Siri.