RTSH 24 Live

Aktualitet

Çipa: Pasojat e krimit në Shkodër me efekte elektorale

30/10/2024

Çipa: Pasojat e krimit në Shkodër me efekte elektorale

Me efekte elektorale e ka konsideruar analisti Aleksandër Çipa ngjarjen më të fundit në qytetin e Shkodrës, ku në një atentat kanë humbur jetën 3 persona.

Sipas tij, duhet një vëmendje e shtuar, jo për të bërë politikë, por për të parë se çfarë dimensioni dhe kurajo ka krimi i strukturuar në qytetin  e Shkodrës apo dhe në qytete të tjera të vendit.

Kemi të bëjmë me një sfidë të madhe. Pasojat e këtij krimi janë me efekte paraelektorale dhe elektorale. Palët duhet ta shohin në këtë vëmendje, jo për të bërë politikë por për të parë se çfarë dimensioni dhe kurajo ka krimi i strukturuar në qytetin  e Shkodrës apo dhe të tjera.

Nuk është çështja për një hetim, por sfida që bën krimi i strukturuar në qytetet tona është më e madhe saqë duket sikur gjithë ai investimi i buxheteve në Shqipëri, minimalisht një dron për të qenë në efekt për të parë se cilin itenerar udhëton makina e krimit", tha Çipa.

/rtsh.al/