RTSH 24 Live

Art

Chris Rock flet për herë të parë për shuplakën e Will Smith

05/03/2023

Chris Rock flet për herë të parë për shuplakën e Will Smith

Chris Rock ka folur për herë të parë për shuplakën e marrë nga Will Smith gjatë Oscars, pothuajse një vit nga skandali që tronditi miliona njerëz në mbarë botën.

Të gjithë e dinë, po, ndodhi, unë u godita me shuplakë një vit më parë”, "Dhe njerëzit thonë, 'A dhemb?' Ende dhemb. Kam verën që më kumbon në vesh.” tha Rock.

Rock foli për Will Smith në fund të shfaqjes së tij “stand-up Selective Outrage”, e cila u transmetua drejtpërdrejt në Netflix nga Teatri Hippodrome në Baltimore të shtunën mbrëma.

Gjatë ceremonisë së Oskarit të vitit të kaluar, Smith, i cili fitoi atë natë çmimin për aktorin më të mirë, goditi Rockun në mes të transmetimit pasi ai bëri shaka për gruan e Smith, Jada Pinkett Smith.

Pasi i bërtiti Rock-ut nga vendi i tij, Smith doli në skenë për të goditur Rock-ut në fytyrë. Komediani më vonë nuk pranoi të ngrinte akuza kundër Will Smith citon The Guardian.

/rtsh.al/