RTSH 24 Live

Aktualitet

Çështja "Babale", shtyhet seanca për Salianjin, shkak gjendja shëndetësore e avokatit

24/04/2024

Çështja "Babale", shtyhet seanca për Salianjin, shkak gjendja shëndetësore e avokatit

Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën gjyqësore ndaj deputetit Ervin Salianjit lidhur me dosjen “Babale”. Shkak i shtyrjes është bërë kërkesa nga avokati i Salianjit, Ledio Braho për arsye shëndetësore.

Apeli ka vendosur mbajtjen e seancës së radhës më 8 maj.

Ervin Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale”, ndërsa u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg. Salianji u akuzua për inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës.

/rtsh.al/