RTSH 24 Live

Muzikë

Celine Dion gati të kthehet në skenë pas problemeve shëndetësore

15/06/2024

Celine Dion gati të kthehet në skenë pas problemeve shëndetësore

Ylli i muzikës këngëtarja kanadeze Celine Dion ka zbuluar se planifikon të kthehet në skenë pas diagnostikimit e sëmundjes që i shkaktonte çrregullim neurologjik në vitin 2022, shkruan BBC.

”Stiff Person Syndrome” (SPS) shkakton spazma muskulore, me të cilat Dion thotë se ajo jetoi për vite të tëra pa e diagnostikuar, duke besuar se ”ishte lodhje nga turnetë muzikorë".

Dion thotë se zëri i saj aktualisht është duke u “rindërtuar”, siç do të jetë dhe shfaqja e saj e re në Las Vegas.

“Kemi punuar shumë për ta bashkuar këtë shfaqje, sepse jam kthyer në një formë të mirë”, thekso Dion.