RTSH 24 Live

Kronika

Celibashi: Përfundon printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për 6 qarqe

16/04/2021

Celibashi: Përfundon printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për 6 qarqe

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, njofton se ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për disa qarqe.Bëhet fjalë për Vlorën, Korçën, Beratin, Gjirokastrën, Elbasanin dhe Fierin, ndërsa mësohet se janë printuar nga kompania sllovene “Cetis”.“Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme. Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis”, njofton Celibashi ndërsa jemi edhe 9 ditë larg zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.