RTSH 24 Live

Sociale

Çantat e rënda të nxënësve, fizioterapistët ngrenë alarmin për deformim të shtyllës kurrizore

03/10/2024

Çantat e rënda të nxënësve, fizioterapistët ngrenë alarmin për deformim të shtyllës kurrizore

Pedagogu i fizioterapisë në Universitetin e Shkodrës Sebastian Mjekaj thotë se presioni i vazhdueshëm mbi shpatulla, qafë dhe kurriz, është një ndër shkaqet e shtimit të rasteve të deformimeve të shtyllës kurrizore te fëmijët.

Fizioterapisti Sebastian Mjekaj, sugjeron që fëmijët të mos ta mbajnë çantën të vendosur në njërin krah si dhe rripat e çantës, të jenë sa më të shkurtë,  për tu shtrirë më mirë në pjesën e shpinës. 

Studimet tregojnë se çanta nuk duhet të jetë më e rendë se 10-15% e peshës trupore për nxënësit, për të shmangur dëmtimet dhe deformimet e mundshme.

Gazetar: M. Rakaj

/RTSH/