RTSH 24 Live

Botë

Britanikja “The Guardian” jep alarmin për ndotjen e ajrit në Europë

21/09/2023

Britanikja “The Guardian” jep alarmin për ndotjen e ajrit në Europë

Europa po përballet me një krizë të rëndë të shëndetit publik, pasi çdo zonë në kontinent po përballet me nivele të rrezikshme të ndotjes së ajrit. Në një hetim të ndërmarrë nga britanikja the Gardian, e cila analizoi të dhëna të mbledhura për ndotjen e ajrit nga pamjet satelitore dhe matjet e kryera nga rreth 1400 stacioneve që monitorojnë cilësinë e ajrit, jepet një pamje ekstreme e ndotjes së ajrit ku 98 për qind e popullsisë së kontinentit jeton në zona që janë të ndotura përtej niveleve maksimale të ndotjes që janë udhëzuar nga Organizata Botërore të Shëndetësisë.

Gati dy e treta e popullsisë së Europës jeton në zona ku cilësia e ajrit është dyfish më e lartë se niveli maksimal i udhëzuar nga OBSH. Vendi më I goditur në Europë është Maqedonia e Veriut. Gati dy e treta e banorëve të saj jetojnë në zona që janë katër herë më të larta se udhëzimet e OBSH-së për nivelet e grimcave të imëta të pluhurit me diametër 2.5 mikrometër, që zakonisht iu referohet me shkurtimin, PM2.5, ndërsa në katër zona, përfshi kryeqytetin Shkup, ndotja e ajrit është gati gjashtë herë më e lartë se udhëzimet e OBSH-së.

Pas Maqedonisë së Veriut, vjen Serbia ndërkohë që vlen për tu theksuar se edhe pesë vendet e tjera në Europën lindore që janë Rumania, Shqipëria, Maqedonia e veriut, Polonia, Sllovakia dhe Hungaria kanë ndotje të ajrit në nivele dy herë më të larta se udhëzimet e OBSH-së.

Sipas “The Guardian”, situata në Europën lindore është më e rëndë se në atë perëndimore, përveç Italisë, ku gati një e treta e atyre që jetojnë në luginën e lumit pod dhe zonat pranë tij thithin ajër që është katër herë më e lartë se udhëzimet e OBSH-së. Qarkullimi rrugor, ngrohja dhe bujqësia janë burimet kryesore të grimcave të pluhurit PM2.5. 

Sipas udhëzimeve aktuale të OBSH-së përqendrimi vjetor I grimcave PM 2.5 nuk duhet të kalojë 5 mikrogram për metër kub.  Sipas “The Guardian”, vetëm dy për qind e popullsisë së Europës jetojnë në zona Brenda këtij kufiri. Ekspertët ndërkohë thonë se ndotja e ajrit shkakton rreth 400 mijë humbje jetësh çdo vit në Europë.

Gazetare E.Pepa

/rtsh.al/