Autoritetet britanike njoftuan masa të forta sigurie për tubimet masive që kanë nisur prej disa ditësh nga ekstremi i djathtë, pas vrasjes së tre vajzave në një kurs kërcimi.
Rreth 6 mijë efektivë u vendosën në terren, ndërsa 30 protesta u organizuan në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Mbreti Charls po qëndron i informuar mbi situatën, ndërsa kryeministri britanik, Keir Starmer, pati paralajmëruar ekstremistët para protestës se do të përballen me dënime të gjata, në përpjekje për të ndalur dhunën më brutale Britania ka përjetuar në 13 vjetët e fundit.“Detyra jonë e parë është që të sigurohemi që komunitetet tona të jenë të sigurta. Ne do të bëjmë gjithçka që të sigurohemi që policia të ketë përgjigjen e duhur”, tha ai gjatë një deklarate televizive. Starmer bëri thirrje që dezinfromatat në rrjetet sociale se ai që kreu sulmin ishte një i ri emigrant mysliman.
Mediat sociale kanë luajtur një rol të madh në nxitjen e trazirave kundër imigracionit, ndërsa kreu i Teslas dhe rrjetit social X të njohur më parë si Twiter, tha se Britania e Madhe po shkon drejt një lufte civile të pashmangshme.
Policia në Britani ka arrestuar më shumë se 400 persona për dhunë ndaj forcave policore, djegie të makinave, librarive, dyqaneve apo vandalizimin e objekteve të kultit dhe atyre të emigrantëve.
Gazetar Artur Mata
/ rtsh.al /