RTSH 24 Live

Botë

Britania e Madhe ngre alarmin për mungesën e grupeve të gjakut

25/07/2024

Britania e Madhe ngre alarmin për mungesën e grupeve të gjakut

Agjencia kombëtare e Transplantit dhe Dhurimit të Gjakut në Britaninë e Madhe, NHS ka lëshuar një alarm për mungesën e disa grupeve të gjakut.

Rezervat kombëtare të gjakut O negativ dhe O pozitiv kanë rënë në "nivele të ulëta të paprecedentë" me rritjen e kërkesës nga spitalet.

Si rezultat, NHS ka lëshuar një apel urgjent për më shumë dhurues gjaku që të dhurojnë gjak. Kjo është hera e dytë që lëshohet një alarm i tillë, me rastin e vetëm, atë të tetorit 2022.

Alarmi do të thotë se rezervat e gjakut kanë rënë në vlerën nën dy ditë, me 1.6 ditë O negative - grupi universal i gjakut, ndërsa rezervat kombëtare të të gjitha llojeve të gjakut janë 4.3 ditë.

NHSBT u ka shkruar spitaleve duke u kërkuar atyre të kufizojnë transfuzionet e grupeve të gjakut O në rastet thelbësore dhe kur është e mundur, të përdorin zëvendësime.

/rtsh.al/