RTSH 24 Live

Ekonomi

Bordi i Transparencës publikon formulën teknike të llogaritjes së çmimit

25/06/2022

Bordi i Transparencës publikon formulën teknike të llogaritjes së çmimit

Luhatja e çmimit të naftës nuk ndalet dhe çmimet shkojnë thellë, me humbje prej 5%. Çfarë ndodh me sektorin energjetik dhe çfarë frike ka mbi tregun e naftës bruto? Analistët ndërkombëtarë i hedhin një sy tregjeve dhe analizojnë faktorët që e kanë bërë tregun e naftës nërvoz dhe shumë të paqëndryeshëm.

Nafta ra në tregjet më 22 qershor, e shtyrë ndjeshëm nga lëvizjet e mundshme të presidentit Biden për të qetësuar çmimet dhe duke intensifikuar hijet e recesionit.

Në detaje, çmimet ranë me më shumë se 6 dollarë për fuçi në fillimin e tregtimit të së mërkurës sot, për shkak të gatishmërisë së SHBA-së për të reduktuar rritjen e kostove të karburantit dhe për të rritur presionin ndaj kompanive kryesore të energjisë në vend për të operuar një ulje të çmimeve për shoferët gjatë pikut të konsumit të verës.

Jo vetëm kaq, shqetësimet për një ngadalësim të mundshëm të SHBA-së, që mund të dobësojë kërkesën për energji, janë rritur në qiell në ditët e fundit pasi Fed rriti normat e interesit.

Aanalistë e tregut thonë se tregu i naftës shfaqet nervoz dhe është shumë i paqëndrueshëm. Shtetet e Bashkuara, konsumatori më i madh i naftës në botë, po luftojnë për të përballuar çmimet në rritje të benzinës dhe inflacionin.

Presidenti pritet të bëjë thirrje për një pezullim të përkohshëm të taksës federale prej 18.4 cent për gallon mbi benzinën, raportoi Reuters. Për më tepër, shtatë kompani nafte u takuan me Biden, nën presionin e Shtëpisë së Bardhë për të ulur çmimet e karburantit. Ekspertët , megjithatë, thanë se kritikat ndaj industrisë së naftës nuk janë mënyra për të ulur kostot për konsumatorët.

Nafta në këto orë po reagon me kolaps çmimesh.

Pavarësisht shqetësimeve për inflacionin, kërkesa është ende në rrugën e saj drejt rimëkëmbjes në nivelet e para-COVID dhe oferta pritet të mbetet prapa balancimit me konsumin. Në Shqipëri luhatja e çmimit, në kufij të pakonsiderueshëm, i ka bërë edhe konsumatorët të reagojnë, duke kritikuar Bordin e Transparencës se nuk është i paanshëm në caktimin e çmimit, duke favorizuar oligarkët e naftës, sikundër shprehen disa analistë.

Importuesit dhe tregtarët kryesorë të hidrokarbureve e kanë hedhur poshtë këtë pretendim, ndërsa bordi, më në fund, pas katër muajsh që nga data 12 mars 2022, bëri publike formulën e llogaritjes së çmimit për njësi. Nuk kishte supriza, por ajo që hedh hije dyshimi është vlera premio e faturës se zhdoganimit, dhe marzhet bruto të tregtimit me shumicë e pakicës, që janë marrë të mirëqëna nga autoritetet, sipas deklarimit të subjekteve importues dhe tregtues. Nuk ka shënja të uljes së çmimeve në treg, sikundër nuk ka deklarime të ndryshimit të sistemit fiskal të vendosur për çdo litër karburant që shitet.

/rtsh.al/