RTSH 24 Live

Rajon

Bizneset ruse lulëzojnë në Beograd, regjistrohen më shumë se 9 mijë kompani të reja

05/02/2024

Bizneset ruse lulëzojnë në Beograd, regjistrohen më shumë se 9 mijë kompani të reja

Agjencia për Regjistrat e Biznesit në Serbi ka njoftuar se qytetarët rusë kanë regjistruar rreth 9,000 kompani të reja në këtë shtet deri në fund të vitit 2023. Në Serbi, investimet nga shtetasit rusë ka ardhur në rritje të konsiderueshme nga viti në vit. Në 2021 në këtë shtet kishte më pak se 2000 biznese ruse, por numri i tyre u rrit në 2022 u rrit në 6000, ndërsa vitin që lamë pas numri i tyre arriti një rekord të ri duke shkuar në 9000 kompani.

Në muajt e parë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, 370 mijë qytetarë nga Rusia, shkuan në Serbi, dhe nisën të hapnin biznese në mënyrë që të mund të merrnin leje qëndrimi atje. Në fillim ata nisëm të hapnin restorante, bare dhe sallone bukurie që i përshtateshin shijeve ruse, por vitin e shkuar  ata nisën të hapnin më shpesh kopshte fëmijësh, dyqane online, fabrika prodhuese, kompani të pasurive të patundshme, në Beograd dhe Novi Sad.

Sipas analistëve, faktori kryesor për hapjen e bizneseve në Serbi ka qenë qëndrimi miqësor i serbëve ndaj rusëve dhe udhëtimi relativisht i shkurtër tre-orësh nga Moska në Beograd. Por, rusët përmendin edhe taksën e ulët të të ardhurave prej 15 për qind si avantazh të tregut serb, si dhe praninë e korridoreve të mëdha të transportit që kalojnë nëpër Serbi e që tërheqin kompanitë që merren me logjistikë.

Gazetar: A.Mata

/RTSH/