RTSH 24 Live

Ekonomi

Bie kërkesa për agrumet e Kurtinës, fermeri: T'i mbledhë populli, nuk kemi ku i çojmë

28/01/2025

Bie kërkesa për agrumet e Kurtinës, fermeri: T'i mbledhë populli, nuk kemi ku i çojmë

Tonelata me limonë dhe portokalle kanë mbetur pa u vjelë në Kurtinë të Lushnjës, sepse nuk ka kërkesë tregu.

Fermerët u bëjnë thirrje qytetarëve të vijnë e të marrin, qoftë edhe falas, limonë të freskët nga pemët dhe të mos blejnë produkte të importuara.

"Më shumë jam lodhur që e kam vjelë, e kam transportuar... E kam çuar dy herë. Herën e tretë e kam hedhur. / Ka tonelata me limonë. Këtu nuk të bën zemra të vish. Të bëjmë solidaritet, të vijë populli të mbledhë limona e t'i hajë për vete, se nuk kemi ku i çojmë," shprehen dy fermerë.

Me shpresën se agrumet do të shiteshin dhe do të nxirrnin fitime prej tyre, prodhuesit nuk i rritën çmimet as për festa. 

Ata mbajtën mesatarisht çmimin 20 lekë për kg. Por edhe në këtë rast sërish shumë prej tyre nuk u shitën.

"Kam një ton pa vjelë. Do ta hanë derrat," thotë një tjetër fermer.

Këtë vit prodhimi i limonëve në zonën e Kurtinës ka qenë i bollshëm dhe çmimi fillestar i shitjes në muajin tetor ishte 30 lekë/kg, ndërsa janari 10 lekë/kg.

Tirana mbetet tregu kryesor i shitjes së tyre, ndërsa eksportet nuk kanë tërhequr asnjë sasi këtë vit.

/rtsh.al/