RTSH 24 Live

Kosova

Biden: SHBA nuk është vendi i mbretërve, diktatorëve apo autokratëve

07/01/2022

Biden: SHBA nuk është vendi i mbretërve, diktatorëve apo autokratëve

Dua të jem i qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë vendi i mbretërve, diktatorëve apo autokratëve, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden, një vit nga ngjarjet tragjike të sulmit në Capitol Hill.

Presidenti Biden duke shënjestruar ish-paraardhësin e tij, Donald Trump deklaroi se ”ish-presidenti është ende sot një kërcënim serioz për demokracinë”.

Asnjëherë presidenti Biden nuk kishte shkuar kaq larg në sulmin e tij ndaj paraardhësit, pavarësisht nga Komisioni hetimor i Kongresit nuk ka arritur ende konkluzionet mbi përgjegjësitë.

Mesazhi për vendin u transmetua drejtpërdrejt nga National Statuary Hall pranë kupolës  ikonë të Capitol Hill, zemra e demokracisë amerikane.

Vend i shenjtë që pikërisht një vit më parë u përdhos nga qindra rebelë që donin të parandalonin certifikimin e Senatit për fitoren e Biden në zgjedhjet presidenciale, një sulm që u kushtoi jetën pesë personave.

Për Bidenin nuk ka asnjë dyshim, se ”sulmi i janarit të kaluar ishte një kryengritje e armatosur një gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë që nga lufta civile”.

”Një plan, i përbërë nga një grup banditësh dhe kriminelësh, ata që Trump vazhdon t’i quajë patriotë ose i konsideron si turistë të thjeshtë. Ata që janë ‘patriotë’ mbollën shkatërrim brenda këtyre mureve… dhe organizuan një ‘gjueti’ të vërtetë për deputetët e senatorët”, shtoi ai.

”Patriotë janë ata miliona amerikanë që më votuan dhe policët që mbrojtën Kongresin”, shtoi presidenti Biden./ANSA