RTSH 24 Live

Politikë

Berisha: PD denoncon me forcë fushatën anti-NATO të Ramës

24/02/2024

Berisha: PD denoncon me forcë fushatën anti-NATO të Ramës

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar atë që e ka quajtur fushata anti-NATO e Ramës. Të shtunën pas dite duke folur nga dritarja e banesës ku ndodhet në “arrest shtëpie” para simpatizantëve të tij, duke përkujtuar dy vjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, zoti Berisha tha se "Edi Rama nuk iu përgjigj që në fillim sanksioneve të NATO-s dhe BE ndaj Rusisë së Putinit".

Sipa tij Rama hodhi tezën se "Serbia është më mirë Rusi e vogël, një rrezik madhor për paqen, vetëm e vetëm se ishte vasal, argat i shpifur i serbomadhit Vuçiç". "Ishte aleanca e Atlantikut të Veriut, që i imponoi Edi Ramës të marrë kthesën, se përndryshe do përballej me pasojat më të rënda" tha zoti Berisha. "Duke u përulur me nderimin më të madh para heroizmit, sakrificës së qindra mijëra luftëtarëve të Ukrainës, qytetarëve të saj, duke shprehur besimin se kjo luftë nuk do fitohet kurrë nga Putini, nga barbarët, PD garanton popullin e Ukrainës dhe qeverinë e tij se do mbështesë me gjithë fuqinë luftën e tyre të drejtë dhe se në Shqipëri, do të luftojë me vendosmërinë më të madhe ndaj çdo korenti, çdo përpjekje, çdo tendence pro-ruse nga cilido” tha ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha.

/ rtsh.al /