RTSH 24 Live

Politikë

Berisha para Kuvendit: Betejë jonë pa kthim, nuk lejojmë përvetësimin e Kuvendit

20/11/2023

Berisha para Kuvendit: Betejë jonë pa kthim, nuk lejojmë përvetësimin e Kuvendit

Ish-kryeministri Sali Berisha një një deklaratë para Kuvendi, ka paralajmëruar se beteja e demokratëve është pa kthim.

Berisha ka deklaruar se nuk do pranojë që Kuvendi të përvetësohet nga Partia Socialiste, ndërsa theksoi se çështja e tij me drejtësinë për hetimet mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani, është urdhër politik i kryeministrit Edi Rama.

“Kraja qëndron në detyrë në shkelje të Kushtetutës dhe Ligjit të Prokurorisë. E patë dokumentin, ajo që fshihet prapa krimit, Irena Gjoka, dhe së fundi, njeriu me lidhjet më obskure me Taulant Ballën. Ata janë shërbëtorë të mjerë që zbatojnë urdhra të Edi Ramës, ndërkohë i marrin pushtetin e Parlamentit. Sepse vendimi për të autorizuar organet e drejtësisë, është pushtet i Parlamentit”, tha Berisha.

Ish-kryeministri duhej të paraqitej sot në GJKKO por nuk ka shkuar sërish. Në GJKKO ka mbërritur avokati i tij, Genc Gjokutaj.

/rtsh.al/