RTSH 24 Live

Politikë

Berisha: Nuk kam frikë nga Basha, Rama po e përdor si do. Nuk votoj rritjen e pagave për deputetët e ministrat

25/05/2023

Berisha: Nuk kam frikë nga Basha, Rama po e përdor si do. Nuk votoj rritjen e pagave për deputetët e ministrat

Ish kryeministri Sali Berisha akuzon Lulzim Bashën se po vijon të përdoret nga Rama. Edhe ridalja e tij në publik pas zgjedhjeve vendore të 14 majit për Berishën është pjesë e agjendës së shkruar nga Rama. Madje dhe vendimi për tu rikandiduar ose jo në krye të PD, Berisha thotë se Basha do të pyesë Ramën.

“Të pyesë Ramën ai. Ai është vegël në dorën e Ramës. Agjendën e tij ia shkruan Rama. Pikë le të bëjë çfarë të dojë. Asnjë interes nuk kam”

Po a e tremb Sali Berishën rikthimi i Lulzim Bashës?

“Çfarë më tremb mua?! Çfarë flet. Po e përdor Rama si do. Mos bëj shaka” u tha Berisha gazetarëve të cilët ia drejtuan pyetjen në oborrin e Kuvendit para se ai të hyjë në seancë parlametare ku është hedhur për votim pr/ligji për rritjen e pagave.

Jo rritjes së pagave për deputetët

Ish kryeministri bëri të qartë se ai dhe deputetët e tij mbështetës nuk do ta votojnë pr/ligjin për rritjen e pagave.  

"Dje kam insistuar që ky proces të nisë me vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh. Ky duhej të ishte akti i parë për ti dhënë përgjigje kësaj situate shumë të rëndë. Por në vend që të niste me minimunin jetik, që i jepte përgjigje përfundimtare pensioneve dhe ndihmës ekonomike e zhdukte mjerimin ekstrem," - tha Berisha.

Berisha tha se nisma e marrë nga maxhoranca për të rritur më parë pagat e deputetëve dhe ministrave dhe jo pagën minimale është mashtrim.

"Nuk e votojmë sepse nuk jemi për mashtrimin e nëpunësve, mësuesve, oficerëve. Nëse u themi që paga mesatare do dyfishohet hajde të nisim nga minimumi jetik, jo nga koka në fund por nga fundi në kokë.”

Ish-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu rikthye dje jetës aktive politike përmes një takimi me të rinjt. Basha theksoi nevojën për lista të hapura të kandidatëve për deputetë, vetting të politikanëve dhe kufizim të mandateve për kryeministrin.

/rtsh.al/