RTSH 24 Live

Politikë

Beqiri: Meta po ulëret për t'u mbrojtur nga burgu

16/04/2024

Beqiri: Meta po ulëret për t'u mbrojtur nga burgu

I ftuar në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH, avokati Idajet Beqiri komentoi daljet dhe veprimet e fundit të ish-presidentit të vendit ilir Metës. Sipas tij, këto qëndrime nuk janë më kot, pasi Meta po “ulëret” për t’i shpëtuar burgut.

“Të gjitha ulërimat apo gjestet e Ilir Metës, me hipje e zbritje në shkëmbinj apo me fjalorin jo të denjë për një ish president,  të gjitha thelbin dhe lufta që ka filluar brenda familjes së tij është bërë si paraardhësi i tij si Sali Berisha. Meta po kërkon të krijojë Partinë e Lirisë me një statut të ri, sepse atë aktual e konsideron të vjetër. Me këtë të riun , përveç se po ndan pasurinë , po i lë rehat ata që kanë vjedhur dhe po i mbron që mos ta preki SPAK. Me pjesën që do t’i mbetet do ta ketë 100 përgjind për vete për t’u mbrojtur nga burgu. Ndërkohë jep dhe mesazhe, këtyre të vetëve i thotë të mos bëhen bashkëpunëtor me drejtësinë", u shpreh Beqiri.

/rtsh.al/