RTSH 24 Live

Politikë

Duhet të kalojmë në veprime, kush nuk lëviz ndryshket, Meta : Do fuqizojmë opozitarizmin

29/04/2024

Duhet të kalojmë në veprime, kush nuk lëviz ndryshket, Meta : Do fuqizojmë opozitarizmin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dy ditë pas Konventës Kombëtare ka zhvilluar sot një mbledhje kryesie ku ka falënderuar të gjithë anëtarët dhe simpatizantët që ishin të pranishëm në këtë aktivitet.

Në fjalën e tij, Meta tha se kjo forcë politike duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimin.

“Të gjithë e ndoqën konventën tonë, na vjen keq për ata që u zhgënjyen nga mbarëvajtja e mrekullueshme. Shqiptarët panë një parti që ofron vetëm transparencë.

Ndaj theksoi ai, duhet të kalojmë në veprime, duke njoftuar se nesër do mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë.

“Ne kemi një program të shkëlqyer, që ndihmon shumë qytetarë të këtij vendi që të ketë standarde. Shqipëria ka diell për të gjithë, por kaq nuk mjafton. Kjo forcë politike duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimi”, tha ai.

Meta tha se kjo forcë politike do të jetë vazhdimisht e hapur ndaj qytetarëve, ndërsa u shpreh se duhet të kemi parasysh shprehjen “kush nuk lëviz, ndryshket”.

Presidenti i PL-së tha se Shqipëria ka diell për të gjithë, por kaq nuk mjafton, ndaj dhe theksoi se duhet të kthehemi në një forcë të hekurt në opozitarizëm.

/rtsh.al/