RTSH 24 Live

Ekonomi

BEI 100 milionë euro për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit

19/06/2024

BEI 100 milionë euro për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit

Qeveria shqiptare miratoi të përkurën marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për financimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit-porta globale me vlerë 100 milionë euro.

Përmes këtij projekti strategjik do të kryhet rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit. Zynimi është ofrimi i një shërbimi modern të transportit, arritjen e lëvizshmërisë së gjelbër të qëndrueshme sipas standardeve të BE-së.

Projekti parashikon rehabilitimin e linjës hekurudhore me një gjatësi prej 120 km dhe rehabilitimin e 12 stacioneve hekurudhore për pasagjerë dhe mallra. Koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit pritet të jetë 2 orë. 

Projekti synon të lidhë nëpërmjet hekurudhës, Shqipërinë me Malin e Zi nëpërmjet stacionit të përbashkët hekurudhor të Tuzit drejt Podgoricës, e më tej drejt lidhjeve hekurudhore ndërkombëtare midis kryeqyteteve, duke përfshirë Beogradin, Zagrebin, Lubjanën edhe Budapestin dhe do të japë një shtysë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë së vendit. 

Kjo vepër do të forcojnë lidhjen midis Shqipërisë dhe rajonit, duke nxitur lëvizshmëri të qëndrueshme që vendos bazat për një rrjet hekurudhor modern, të sigurt dhe gjithëpërfshirës.

/ rtsh.al /