RTSH 24 Live

Botë

BE rrit tarifat ndaj drithërave ruse dhe Bjellorusisë, synohet që të mos lejohet kaosi në tregjet evropiane

30/05/2024

BE rrit tarifat ndaj drithërave ruse dhe Bjellorusisë, synohet që të mos lejohet kaosi në tregjet evropiane

Këshillim Evropian miratoi të enjten një rregullore që synon rritjen nga data 1 korrik të tarifave që synojnë të frenojnë importet e produkteve të drithërave nga Rusia por dhe nga Bjellorusia me qëllim që të mos lejohet Moska ti përdorë këto produkte si mjet për të shkaktuar kaos në tregjet evropiane por edhe për të kufizuar të ardhurat e saj  për financimin e luftës në Ukrainë.

Një tjetër synim i rregullores është ndalimi eksportet e jashtëligjshme ruse në tregjet evropiane  të drithërave të vjedhura nga Ukraina.  Në një deklaratë për shtyp, Këshilli evropian bëri me dije se rregullorja e miratuar rrit tarifat ndaj drithërave, farave që përdoren për prodhimin e vajit dhe produkteve derivate nga Rusia dhe Bjellorusia deri në një pikë se të ndalohet plotësit importet e këtyre produkteve. 

Masat prekin produktet që origjinën e kanë ose që eksportohen në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jot ë drejtpërdrejtë nga federatat ruse ose republika bjellorusë në BE, por nuk zbatohen kur këto produkte kalojnë tranzit në territorin evropian.

/RTSH/