RTSH 24 Live

Politikë

Basha sulmon Rithemelimin: Po bën pis PD-në, ka hyrë në pazare me Ramën

18/04/2024

Basha sulmon Rithemelimin: Po bën pis PD-në, ka hyrë në pazare me Ramën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat para nisjes së seancës plenare të Kuvendit ka sulmuar formacionin politik të Rithemelimit dhe kreun e grupit, Gazment Bardhi.

Sipas Bashës, ata kanë 5 muaj që bllokojnë Kuvendin ndërsa vendosën të bëhen bashkë me mazhorancën për amnistinë e të korruptuarve.

Basha vuri në dukje se Rithemelimi po bën pis Partinë Demokratike duke bërë pazare me kryeministrin Edi Rama.

Kanë 5 muaj që bllokojnë Kuvendin, gjoja bllokojnë, kalojnë buxhetin dhe vendime të rëndësishme pa opozitë dhe bëhen bashkë për një amnisti që amnison të korruptusarit por jo protestuesit e opozitës. Nga një anë duan t’i imponohen PD, Ramës i intereson të bëjë pis PD dhe përdor këto pazarxhinj. Ajo që ndodhi me Xhaçkën është e rakorduar. Tani thonë do ta dërgojmë në Kushtetuese, por Kushtetuesja foli. Le të bllokojnë foltoren. Bubat e Nikollës ju mashtrojnë, lehjet e tyre kanë qenë për të ngrënë. E kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur”, u shpreh Basha.

/rtsh.al/