RTSH 24 Live

Politikë

Basha: Mbështetja ndaj SPAK do mundësohej vetëm me amendamentet e PD

30/05/2024

Basha: Mbështetja ndaj SPAK do mundësohej vetëm me amendamentet e PD

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar për mediat pak para nisjes së seancës plenare, se Kuvendi duhet t’i kushtojë rendësi amendamenteve të PD-së. Sipas Bashës, SPAK meriton mbështetje dhe kjo është e mundur vetëm falë amendamenteve të opozitës. Basha theksoi barazia e qytetarëve para ligjit po ashtu mundësohet vetëm me propozimin e demokratëve për heqjen e imunitetit të parlamentarëve.

“Vendi, shqiptarët e Shqipëria meriton më mirë. SPAK meriton mbështetje dhe me amendamentet tona kjo mbështetje mundësohet. Shqiptarët meritojnë lista të hapura, votën preferenciale, barazinë e votës, dhe me propozimet tona kjo është e mundur.

Shqiptarët meritojnë barazi para ligjit dhe me propozimin tonë për heqjen e imunitetit kjo gjë është e mundur”, tha Basha.

Ky i fundit nuk kurseu edhe akuzat ndaj mazhorancës. Basha theksoi se pa korrupsionin e qeverisë së Kryeministrit Rama, nuk do të kishte nevojë për SPAK.

Ndryshe nga ç’thotë kjo mazhorancë nuk ka interes të fuqizojë institucionalisht, financiarisht dhe kompetencave ligjore SPAK, por po bën gjithçka për ta dobësuar atë. Arsyeja është e thjeshtë, nuk ka arsye për SPAK të ekzistojë nëse s’do kishim korrupsionin e Ramës.

Pa korrupsionin e qeverisë së Ramës s’do kishte nevojë për SPAK. Kanë 3 muaj që kanë ndërprerë punën e Komisionit të reformës zgjedhore, nuk bëjnë transparencë.

Është e qartë që thelbi i luftës kundër korrupsionit, që është fuqizimi i votës së qytetarëve, perceptohet në mënyrë negative nga kjo qeveri.

Heqja e imunitetit për parlamentarët: A ka akt më kuptimplotë se sa parlamentarët të jenë të barabartë para ligjit si qytetarët, asnjë akt, asnjë pipëtim. I vetmi akt i kësaj qeverie është lirimi i të korruptuarve të dënuar nga SPAK e GJKLKO me amnistinë penale”, theksoi ai në fjalën e para jashtë ambienteve të Parlamentit.

/rtsh.al/