RTSH 24 Live

Politikë

Basha: Marrëveshja Rama-Berisha për mbylljen e listave atentat ndaj demokracisë

25/07/2024

Basha: Marrëveshja Rama-Berisha për mbylljen e listave atentat ndaj demokracisë

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha,  deklaroi se marrëveshja Rama-Berisha për mbylljen e listave është një atentat ndaj demokracisë shqiptare.

Gjatë një takimi me këshilltarët bashkiakë, Basha tha se ata që na kanë akuzuar se pa reshtur si bashkëpunëtorë të qeverisjes më të korruptuar të këtyre 34 viteve, janë jo vetëm ortakët e tyre në kulla ndërtimi, jo vetëm ortakët e tyre në oligarkë të përbashkët, por tashmë dhe ortak të përbashkët për të shkrirë praktikisht në një Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Rithemelimin, pra për t’i rikthyer në pikën fillestare para bing bengut të Katovicës.

Deri në këtë moment që flasim, falë vendimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët në Parlamentin e Shqipërisë nuk i zgjedhin kryetarët e partive, por i zgjedhin qytetarët me parimin kush merr më shumë vota, përfaqëson qytetarët në Parlament si deputetë apo si deputete, sigurisht duke ruajtur kuotat gjinore dhe përfaqësimin e 1/3 nga zonjat dhe zonjushat, nga gratë dhe vajzat shqiptare”.

Sakaq ai tha se atentati ndaj demokracisë shqiptare, është konkluduar të rimbyll listat e hapura me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ata që na kanë akuzuar se pa reshtur si bashkëpunëtorë të qeverisjes më të korruptuar të këtyre 34 viteve, janë jo vetëm ortakët e tyre në kulla ndërtimi, jo vetëm ortakët e tyre në oligarkë të përbashkët, jo vetëm ortakët e tyre në media, jo vetëm ortakët e tyre në korrupsion dhe lirimin e të korruptuarve, por tashmë dhe ortak të përbashkët për të shkrirë praktikisht në një Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Rithemelimin, pra për t’i rikthyer në pikën fillestare para bing bengut të Katovicës, para se Ramiz Alia t’i ndante këtej oficerët e sigurimit dhe këtej spiunët e sigurimit”tha Basha.

/rtsh.al/