RTSH 24 Live

Kronika

Basha" Kufizim mandati të Kryeministrit, për t‘i dhënë mundësi të rinjve të jenë pjesë e vendimarrjes

08/12/2020

Basha" Kufizim mandati të Kryeministrit, për t‘i dhënë mundësi të rinjve të jenë pjesë e vendimarrjes

“Kryeministri do të ketë mundësi të ushtrojë veprimtarinë e tij  vetëm në dy mandate“. Kjo është iniciativa që Kryedemokrati Lulzim Basha tha se do të ndërrmarrë pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Në eventin e mbajtur për 8 Dhjetorin, Basha tha se nisma e cila do të rrisë përfaqësimin e të rinjve në vendimarrje do të bëhet realitet ose përmes referendumit ose me ndryshim ligjore në Kuvend. “Mjafton që të kujtojmë se bashku se çarë ndodhi 30 vite më parë në këtë vend. Ne sollëm demokracinë, lirinë e shtypit, të shprehjes së lirë, dhe po luftojmë që ta mbrojmë atë. Po luftojmë kundër përpjekjeve të vazhdueshme për ta mbyllur gojën opozitës. Ia dolëm që të ndryshonim ekonominë, nga një ekonomi e centralizuar, duke e bëre të lirë. Bëmë të mundur lëvizjen pa viza të shqiptarëve. E mbani mend dhe se sa e pamundur dukej në fillim! Shumica dërrmuese se besonin se një ditë do të udhëtonim pa viza në Europë. E di se shumë prej jush sot janë të dëshpëruar dhe mesi po prisni ndryshimin. Ky ndryshim, si 30 vite më parë, do të ketë firmën dhe vulën tuaj. Vulën dhe firmën e rinisë shqiptare.”, tha Basha.