RTSH 24 Live

Politikë

Bardhi: Ata që na akuzojnë sot, janë mësuar të bëjnë pazar politik me mazhorancën

26/07/2024

Bardhi: Ata që na akuzojnë sot, janë mësuar të bëjnë pazar politik me mazhorancën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi hodhi poshtë akuzat se ka një pazar politik për Reformën Zgjedhore, që  sipas tij, ata që bëjnë këto akuza janë mësuar të bëjnë vetë pazare dhe çdo marrëveshje e quajnë pazar.

“Pazar se po njohim të drejtën e votës së diasporës?. Pse akuzojnë që është pazar apo janë mësuar vetë që ta bëjnë politikën Pazar. Çdo ligj që miratohet këtu thonë ky është pazar, pazar”.

Një tjetër akuzë tha Bardhi është dhe për herësin e fshehur, por  lë të na thonë se ku qëndron kjo akuzë në dispozitat e propozuar dhe ku tregohet kjo gjë?

“Nga këto 12 amendamente kush e tregon herësin e fshehur. Mënyra se si është ë kompozuar lista? Vota e diasporës apo heqja e pragut për kandidatin e pavarur?”

Këtyre që po bërtasin sot për Pazar I dhamë mundësinë që për dy vjet ta impononin Edi Ramën, u shpreh Bardhi, por nuk folën gjysmë fjale, vijoi të thotë ai.

“Ne sot duhet të adresojmë problemet reale të zgjedhjeve sepse këto që po flasim sot nuk janë problemet që ndeshemi në zgjedhje në Shqipëri, por këto janë detyrimet e çdo deputeti që duhet të bëjë”.

 

/rtsh.al/