RTSH 24 Live

Politikë

Bardhi : 65 gardistë mbrojtën Ramën për të miratuar buxhetin që financon vetëm PPP korruptive

20/11/2023

Bardhi : 65 gardistë mbrojtën Ramën për të miratuar buxhetin që financon vetëm PPP korruptive

Deputeti i PD-së,  Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës të Kryeministri Edi Rama, mbi zhvillimin e seancës së sotme plenare (20 nëntor)  mes kaosit dhe tymit të flakadanëve të ndezur nga deputetët e opozitës, në Kuvend.

Duke e quajtur kryeministrin si “frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive”, Bardhi shprehet se Rama “kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manikin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive”.

Si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive miliona euro që hetohen e gjykohen çdo ditë nga drejtësia, u shpreh Bardhi, Rama kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manikin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive dhe projektet që injektojnë më shumë para për tenderat që kontrollohen nga krimi i organizuar.

 

/rtsh.al/