RTSH 24 Live

Aktualitet

Balla: Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi po transformohet

03/04/2024

Balla: Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi po transformohet

Në Ministrinë e Brendshme u organizua një takim me partnerë, me fokus mbështetjen e shërbimit zjarrfikës në vend.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla theksoi se Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Shqipëri po transformohet dhe qaset drejt standardeve të vendeve anëtare të BE.

"Së bashku me organizatat dhe vendet partnere, të angazhuara në asistencën e tyre të vyer ndër vite për këtë shërbim, diskutuam mbi planin tonë të reformimit të këtij shërbimi, flotën dhe pajisjet zjarrfikëse që kemi e që na duhen, promovimin e profesionistëve  në drejtim/menaxhim dhe vlerësimin dinjitoz financiar të njerëzve të palodhur në këtë shërbim", nënvizoi Balla, në takimin ku morën pjesë përfaqësues të organizatave e ambasadave në Tiranë që kanë dhënë e japin kontribut në shërbimin zjarrfikës.

Ministri i Brendshëm u shpreh se duhen ngritur edhe në Shqipëri modelet e suksesshme, siç janë në Europë, të shoqatave vullnetare të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit.

/rtsh.al/