RTSH 24 Live

Kronika

Balla pret kreun Prezencës së OSBE-së: : Shqipëria e ka të plotësuar kuadrin ligjor për zgjedhjet e ardhshme

17/12/2020

Balla pret kreun Prezencës së OSBE-së: : Shqipëria e ka të plotësuar kuadrin ligjor për zgjedhjet e ardhshme

"Zgjedhjet e 25 Prillit 2021 do të zhvillohen me një kuadër të plotë ligjor",- kështu u shpreh Kreu i grupit Parlamentar Taulant Balla, në takimin që pati me Kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë,  Vincenzo Del Monaco. Ky i fundit e cilësoi si sukses Presidencën Shqiptare të OSBE-së.

“Tashmë vendi ka një kuadër ligjor të plotë për zgjedhjet e 25 Prillit, qoftë me përmbylljen e ligjeve që burojnë nga paketa e marrëveshjes së 5 Qershorit, qoftë me çertifikimin e ndryshimeve kushtetuese dhe në Kodin Zgjedhor nga Komisioni i Venezias.Opinioni final vlerësoi se ndryshimet e mësipërme që i hapën rrugën listave të hapura, janë në përputhje me standardet e praktikat e mira zgjedhore.Komisioni Venecias vlerësoi se Kuvendi është dhe mbetet legjitim për sa kohë ka gjithë kuorumet e nevojshme për çdo vendimarrje.”-siguroi Balla ambasadorin e OSBE-së në Tiranë.

Gjithashtu Balla shprehu vlerësim presences së OSBE-së në Shqipëri për bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë në disa projekte të rëndësishme.