RTSH 24 Live

Politikë

Bahtiri vlerëson kontributin e Liderit demokrat për Kosovën: Shpifje sulmet ndaj Bashës

23/11/2020

Bahtiri vlerëson kontributin e Liderit demokrat për Kosovën: Shpifje sulmet ndaj Bashës

Në një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike Lulizim Basha, Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri i konsideroi shpifje për qëllime politike, sulmet e bëra së fundmi për zotin Basha. Bahtiri tha se këto shpifje nuk do të cënojnë integritetin e Bashës. "Dua të bëj një apel, të gjithë krerëve të partive politike që të bashkohemi sot si një trup sepse kemi një tragjedi në Kosovë. Kosova është në një situatë tejet të keqe dhe të brengosur sepse UÇK sot po trajtohet në Hagë padrejtësisht. Shpifjet më të ulëta që bëhen nuk i takojnë Bashës, prandaj jemi këtu që të mbrojmë deri në fund sepse e kemi nip dhe ka dhënë një kontribut të veçantë për Kosovën. Unë e falenderoj përzemërsisht, kontributi i tij nuk harrohet në Kosovë. Shpifjet e disa njerëzve janë të ulëta.”tha Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.