RTSH 24 Live

Aktualitet

Avokati i ish-ministrit Ilir Beqaj: Për të gjithë personat që po hetohen janë sekuestruat telefonat dhe kompjuterat

29/12/2023

Avokati i ish-ministrit Ilir Beqaj: Për të gjithë personat që po hetohen janë sekuestruat telefonat dhe kompjuterat

Avokati i Ilir Beqajt, Ermal Yzeiraj, ka folur në lidhje me kontrollet e ushtruara nga Byroja Kombëtare e Hetimit në banesën e ish-ministrit Ilir Beqaj.

Yzeiraj tha se nuk është njoftuar për kontrollet në banesën e ish-ministrit, ndërsa u tregua i rezervuar në detajet që dha në lidhje me hetimit, duke u shprehur se është diçka normale.

Ai pranoi se janë sekuestruar kompjutera, dokumente dhe sende të tjera që i shërbejnë hetimit.

“Di që janë sekuestruar kompjutera dhe celularët. Te të gjithë personat janë sekuestruar të gjitha materialet, si telefonat, kompjuterat.  Vendimi i Gjykatës flet për përgjime ambientale. Kam dijeni për kontrollin në banesën e z. Beqaj”.

Ndër të tjera, Yzeiraj konfirmoi se, “në dijeninë time tek të gjithë personat janë sekuestruar gjithë celularët , gjithë kompjuterat që kanë gjetur , gjithë USB-të që kanë gjetur, dokumentat e të gjithë personave që janë në hetim.  Momenti që të sekuestrohet telefoni  ligji nuk ndalon asnjë person që të blej një numër  të ri apo të marr të njëjtin numër sepse duhet të komunikosh. Rregulli është për të gjithë, kudo ku futen për kontroll banese sekuestrohen çdo material  që ka interes hetimor përfshi këtu dhe aparatet celular apo çdo pajisje elektronike.  Po e konfirmoi që i është sekuestruar telefoni z. Beqaj”.

 “Gjatë kontrollit nuk jam njoftuar. Gjykata kishte marrë vendimin për kontrollin e banesës së Beqaj, ka ushtruar të drejtën e saj, është një procedurë normale.