RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Automjeti del nga rruga në Divjakë, ndërron jetë pasagjerja 19-vjeçare

15/04/2021

Automjeti del nga rruga në Divjakë, ndërron jetë pasagjerja 19-vjeçare

Një 19-vjeçare ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik, i cili u regjistrua në Divjakë, ndërsa të plagosur mbetën dy persona, njëri drejtuesi i mjetit, i fejuari i viktimës.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e kësaj të enjte, në rrugën që të çon në plazhin e Divjakës, aty ku mjeti tip “Audi” doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, duke përfunduar në pyll, ku për pasojë humbi jetën Elsa Meçi, ndërsa u plagos Vilson Hoxha dhe pasagjeri tjetër, Daniel Doda 23-vjeç.

Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjes dhe sipas bluzave të bardha atje, janë jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes efektivët e policisë rrugore shkuan në vendin e aksidentit, ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë aksident tragjik.