RTSH 24 Live

Botë

Atentati në tentativë ndaj Trump, autori i dyshuar qëndroi rreth fushës së golfit për 12 orë

16/09/2024

Atentati në tentativë ndaj Trump, autori i dyshuar qëndroi rreth fushës së golfit për 12 orë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i mbijetoi një atentati të dytë në dy muaj, ndërsa mediat amerikane kanë publikuar më shumë detaje rreth planeve të autorit të dyshuar, Ryan Wesley Routh.

Sipas Skynews, Routh kaloi 12orë në afërsi të fushës së golfit, para se të përballej me Trump. Një hartë e zonës tregon se ai ishte rreth 275 deri në 460 metra larg Trump.

Agjentët e Shërbimit Sekret gjetën pushkën të lënë në shkurre, ndërsa Routh u kap teksa po tentonte të largohej me një kamion Ford të vitit 2012 që ishte raportuar i vjedhur.

Ngjarja u regjistrua të dielën, në klubin e golfit të Trump, teksa autoritetet kanë konfirmuar se Routh nuk ka shtënë me armë. Sipas tyre, ka qenë një agjent i Shërbimit Sekret që ka hapur zjarri, pasi ka parë një person me pushkë duke kaluar nëpër shkurre.

/rtsh.al/