RTSH 24 Live

Kronika

Atentati ndaj 22-vjeçarit në Tiranë, dëshmia në Polici: “Nuk e pashë kush më qëlloi”

13/10/2021

Atentati ndaj 22-vjeçarit në Tiranë, dëshmia në Polici: “Nuk e pashë kush më qëlloi”

Policia e Tiranës ende nuk ka identifikuar autorin apo autorët e atentatit ndaj 22-vjeçarit të ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Komunës së Parisit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije, se i riu ka folur nga spitali, ku po merr trajtim shëndetësor, ku ka thënë se nuk ka parë kush e ka qëlluar dhe se nuk ka pasur konflikt me ndonjë person. Po të njëjtat burime, thonë se i riu është personazh jo i njohur për blutë e kryeqytetit, pasi herë pas here është përfshirë në sherre të ndryshme në kryeqytet me persona të ndryshëm.

22-vjeçari Redi Balla i shpëtoi atentatit, ku mbeti i plagosur pasi u qëllua vetëm pak minuta pasi kishte dalë nga një kafene dhe mori makinën për t'u nisur në shtëpi.I riu u qëllua brenda automjetit të tij, ku mori një plumb në këmbë. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.