RTSH 24 Live

Aktualitet

Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash 39-vjeçari! Policia: Gjendet duke u djegur automjeti në Qafë-Kashar

31/10/2022

Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash 39-vjeçari! Policia: Gjendet duke u djegur automjeti në Qafë-Kashar

Një atentat me pasojë vdekjen e një 39-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e së dielës (30 tetor) në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se ndaj 39-vjeçarit Briken Sanaj është qëlluar me breshëri plumbash, 3 prej të cilëve e kanë prekur në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”, ku 39-vjeçari sa po dilte nga gazrazhi ku kishte lënë makinën, në momentin që është hapur zjarr në distancë të afërt kundrejt tij. I riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Sakaq policia e Tiranës ka bërë me dije se pas ngjarjes, është gjetur një automjet duke u dhjegur në Qafë Kashar, dhe dyshohet se është mjeti me të cilin janë larguar autorët.

“Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Briken Sanaj, rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.  Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Janë shoqëruar disa persona në Polici.

Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet. Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve”, njofton policia.

/rtsh.al/