RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Atentat në Tiranë, vriten dy persona brenda një “Audi”

13/11/2021

Atentat në Tiranë, vriten dy persona brenda një “Audi”

Në zonën e Astirit në Tiranë, mbrëmjen e së shtunës, janë derdhur breshëri armësh ndaj një makine tip “Audi” A8 të bardhë, ku mbetën të vdekur drejtuesi dhe pasagjeri. Ata janë identifikuar Erigers Mihasi dhe Armando Dumani. Mësohet se sulmi me armë ka qenë agresiv dhe besohet se janë lëshuar drejt makinës dhjetëra plumba. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka krijuar perimetrin e nevojshëm për të kryer hetimet.