RTSH 24 Live

Aktualitet

Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja me covid u regjistruan 24 orët e fundit në Shqipëri

19/07/2021

Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja me covid u regjistruan 24 orët e fundit në Shqipëri

Situata epidemiologjike në Shqipëri vijon të jetë nën kontroll, edhe pse ditët e fundit ka patur një rritje të lehtë të rasteve me covid. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 3439 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 11 qytetarë në këto bashki: Nga 2 raste në Tiranë, Korçë, Elbasan dhe nga 1 rast në Has, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Peqin. Lajmi i mirë është se nuk është regjistruar asnjë i vdekur.

160 raste aktive, 6 të shtruar në spital

Aktualisht janë 160 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

7 të shëruar

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,081 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (19 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3439

Testime totale 859,432
Raste pozitive 132,697
Raste të shëruara 130,081
Raste Aktive 160
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 65
Vlorë 17
Elbasan 17
Fier 14
Durrës 13
Shkodër 12
Lezhë 10
Korçë 6
Kukës 5
Gjirokastër 1