RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Arrestohet si zjarrvënës një ish qeveritar i PD

18/08/2021

Arrestohet si zjarrvënës një ish qeveritar i PD

Policia njoftoi se ka arrestuar në flagrancë të shtetasit A. G., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Sarandapor”, në Leskovik, Kolonjë. Sipas saj me veprimet e tij ky shtetas ka shkaktuar rënien e zjarrit në një sipërfaqe me vreshtari, duke përfshirë më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi.
Disa media shkruajnë se bëhet fjalë për një ish zyrtar të lartë të qeverive të PD, Albert Gajo, ish-zv.ministër i Integrimit. Në rrjetet sociale Gajo prezantohet si prodhues verërash, pikërisht nga kjo zonë.