RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Arrestohet kirurgu dhe anestezisti, akuzohen se morën ryshfet për të operuar të plagosurin në masakrën e Velipojës 

03/07/2021

Arrestohet kirurgu dhe anestezisti, akuzohen se morën ryshfet për të operuar të plagosurin në masakrën e Velipojës 

Nën emrin e koduar "Bisturia" operacioni policor ka vënë në pranga një mjek kirurg dhe një mjek anestezist, që kanë marrë një shumë parash për të kryer një operacioni. 

Bashkë me ta është arrestuar edhe Fatbardh Dyli, i cili është babai i 17-vjeçarit Elmedin Dyli, që mbeti i plagosur në masakrën me katër viktima, një javë më parë në Velipojë.

Pas operacionit që kirurgu Serdi Memini dhe anestezisti Ervin Sulaj i kanë bërë shtetasit Elmedin Dyli, babai i tij shtetasi Fatbardh Dyli dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe paratë që kanë marrë mjekët për kryerjen e operacionit.